top of page

E FUNDIT/ 70 minuta lojë në Laçi-Skënderbeu. Korçarët shpresojnë të dalin me pikë nga Laçi

  • Mar 1, 2024
  • 3 min read

LAÇI -  SKËNDERBEU 0-0

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kristian, Prodani, Kryeziu, Manellari (Myrta 54’), Tresa (Barjamaj 61’), Melo, Ujka (Qato 70'), Sobuale. Trajner: Mirel Josa

SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Randi, Merlim, Liço, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Govzdenoviç

 

10 minutat e para të ndeshjes nisin mirë për Skënderbeun që ka dy raste vërtet të mira, por nuk arrin t'i shfrytëzojë.

Në fillim ka qenë Nikaj dhe më pas Rashica, dy momentet ideale për Skënderbeun që luan mirë në këto minuta të para, por pa arritur ta dërgojë topin në kuadrat.

Vetëm në të 11-ën minutë është Laçi që kujtohet dhe krijon rastin më të artë me anë të Manellarit, që përballë portës bën më të vështirën, gjuan jashtë.

Më pas ndeshja luhet më shumë në mesin e fushës dhe e luftuar, por deri në këto momente rezultati është i bardhë.

Minutat në vazhdim janë të qeta, ndërkohë që rishfaqen vendasit në minutën e 34-ër teksa Sobuale për pak sa nuk shënon, por fatmirësisht gjuan jashtë përballë Alias.

Kundërpërgjigjet dy minuta më vonë Rabiu me një predhë nga largësia, por mbi traversë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte Nikaj që futi një top të bukur në zonë, por pa rezultat, pasi Ramos nuk ishte më i shpejtë se portieri kurbinas, Dajsinani.

Përfundimisht 0-0 në këtë pjesë të parë.

Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy skuadrat, ndërkohë që duket se është e njëjta pamje si pjesa e parë.

Është Skënderbeu që në minutën e 53-të shfaqet rrezikshëm, por nuk shënjestron gjuajtjen e tij Merlim që gjuan mbi traversë.

Nikaj në të 58-ën ka rastin më ideal për të shënuar, por shpëtimtar bëhet potieri Dajsinani.

Një minutë më vonë është Melo që godet traversën dhe këtë herë shpëton porta e Skënderbeut për mrekulli duke pasur edhe fatin me vete.

Edhe 20 minuta lojë deri në përfundim dhe 0-0, ndërkohë që Skënderbeu ka mundësi të dalë me pikë nga kjo transfertë.


Minutat dhe rastet e pjesës së parë

3’ – Rasti i parë vjen për Skënderbeut, teksa Ardit Nikaj futet bukur në krahun e majtë të mbrojtjes mike, por asnjë nga shokët nuk e ndihmon të dalë i vetëm përballë portierit.

6’ – Kombinim i bukur mes Nikaj dhe Rashicës, ky i fundit përballë portierit për pak sa nuk shënon, por shkakton faull.

11’ – Rasti I parë i rrezikshëm për kurbinasit. Manellari pas një topi në zonë i vetëm përballë portës gjuan jashtë.

13’ – Liço në një goditje dënimi çon topin saktë për Prençin që i vetëm në zonë nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.

23’ – Melo me rafishatë në zonë, por pret Alia.

34’ – Deri në këtë minutë gjithçka e qetë, por rishfaqen vendasit, teksa Sobuale përballë portës gjuan me të majtën fuqishëm, por jashtë.

36’ – Mario Rabiu kundërpërgjigjet për Skënderbeun. Gjuan nga shumë larg, por mbi traun e portës vendase.

43’ – Një rast i pastër për Skënderbeun. Ardit Nikaj fut topin rrezikshëm në zonë dhe Ramos për pak sa nuk e arrin, por përfundimisht është Dajsinani që tregohet më i shpejtë.

 

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë


53’ – Është Skënderbeu që shfaqet rrezikshëm në pjesën e dytë, teksa Juri Merlim godet në hyrje të zonës, por jashtë.

58’ – Rasti më i pastër i ndeshjes u takon korçarëve. Nikaj gjuan me të djathtën përballë portierit, grushton për mrekulli Dajsinani duke shpëtuar një gol të sigurtë.

59’ – Laçi kundërpërgjigjet menjëherë, teksa Melo përplas topin në traversë. Shpëton porta e Skënderbeut nga goli.




 
 
bottom of page