E FUNDIT/ 70-të minuta lojë në stadiumin “Skënderbeu”. Ka gol. Mësoni çfarë ka ndodhur!
- Mar 11, 2024
- 3 min read
Skënderbeu-Vllaznia 0-1
Shënues: Balaj 71’ (11-m)
SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Dumfor, Nikaj, Liço, Rashica, Merlim (Franklin 64’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Jukaj, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku (Çoba 62’) , Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartaraj, Orgest Grabova, Erjon Bylykbashi
Kartonë të verdhë: Rabiu, Nikaj
Minutat e para janë të mira për Vllazninë që ushtron presion në zonën e Skënderbeut, madje për rreth 6 minuta, por pa rrezikuar portën e Marko Alia.
Pas presionit të Vllaznisë, Skënderbeu kundërpëgjigjet me Nikaj me dy momente të mira, por edhe Skënderbeu nuk mund të jetë i rrezikshëm.
Terreni është rëshitës dhe të dy skuadrat kanë kujdes mos gabojnë, ndërkohë që në minutën e 14-të rastin e parë e kanë miqtë me anë të Grudës, por nuk lejon Marko Alia.
30 minutat e para janë të qeta dhe pa raste, ndërkohë që loja duket se është e ekulibruar
Randi për Skënderbeun dhe Balaj për Vllazninë, të dy lëshojnë predha në portë, por në të dy rastet topi përfund jashtë kuadratit të portave respektive.
Një pjesë e parë që duket më shumë se e kujdesshme dhe pa shumë rrezik në portat përkatëse.
Pas minutës së 30-të duket se loja flet për Skënderbeun. Gerco ka një rast të artë shënimi por gjuan jashtë, ndërkohë që 10-të minuta nga fundi Skënderbeu fal Vllazninë. Rashica i vetëm nuk shënon, pasi Vllaznia ka një portier të talentuar si Jukaj që e kap topin me këmbë dhe shpëton portën nga një gol i sigurt.
45 minutat e para mbyllen në barazimin 0-0.
Pjesa e dytë pas 4 minutash lojë fillon me një rast të pastër për Skënderbeun, ku Rashica bën më të vështirën. Përballë portierit mik bën më të vështirën, gjuan me parabol dhe ia hedh topin në dorë Jukajt. Shpëton porta e Vllaznisë.
Në minutën e 59-të Skënderbeu ka shënuar golin e parë me një goditje me kokë në zonë të Marko Ramos, por është gjyqtari që ndërhyn më pas dhe ndal festën e Skënderbeut, pasi topi u prek me dorë nga Ramos. Ndalet festa e Skënderbeut.
Atë që s'e bëri dot Skënderbeu, e bën Vllaznia që me anë të VAR shikon një prekje të topit në zonën e Skënderbeut dhe 11-metërsh. Është Balaj që tregohet i saktë dhe 0-1 për Vllazninë
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
14’ – Rasti i parë u takon miqve, teksa Gruda përballë Alia godet dhe portieri i Skënderbeut prek topin me këmbë duke mos e lënë të shkojë në rrjetë. Më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke e zënë në pozicion jashtë loje.
28’ – Provon Randi Dumfor nga largësia me një predhë, por mbi traversë përfundon topi.
30’ – Provon Bekim Balaj nga largësia në një goditje dënimi, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
34’ – Gerco godet nga jashtë zone, por shpëton porta e Vllaznisë, topi përfundon jashtë.
35’ – Rashica ka rastin më të pastër në këtë minutë, teksa përballë Jukaj për pak sa nuk shënon, por portieri i Vllaznisë bën mrekullinë me kapjen e topit me këmbë.
44’ – Balaj për pak sa nuk rrezikon, por Prençi shpëton duke e larguar topin që po shkonte në kuadrat.
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
49’ – Rashica ka rastin e parë të kësaj pjese dhe të artë. Përballë portierit Jukaj në formën e një parabole bën më të vështirën dhe ia dhuron topin portierit shkodran.
56’ – Nikaj përpiqet të godasë fuqishëm, por mbi traversë.
59’ – Goditje nga këndi për Skënderbeun. Është Ramos që në zonë shënon, dhe Skënderbeu gëzon për golin. Ndërhyn gjyqtari Kreshnik Cjapi pas pak sekondash anulon golin, pasi topi është prekur me dorë. Loja duhet të vazhdojë, anulohet gol për Skënderbeun.
71’ – Gjyqtari Cjapi me anë të VAR shikon një 11-metërsh për Vllazninë, për një prekje të topit me dorë dhe penalltinë e gjuan Balaj i cili gjuan saktë dhe edhe pse Alia e ka prekur, 1-0 për Vllazninë.
















