E FUNDIT / Akademia e Pogradecit në kaos! Jepet alarmi…
- Nov 5, 2023
- 2 min read
Pak momente më parë ka qenë faqja KF Kalaja në Pogradec që ka vënë alarmin në atë që po ndodh me akademinë e Pogradecit.
Po sjellim më poshtë postimin e plotë:
E ARDHMJA E AKADEMISË TË FUTBOLLIT POGRADECI NË KAOS TOTAL!
Kemi mundur të sigurojmë informacionin që është bërë publik edhe nga vetë FSHF, se grupmoshat U13 dhe U15 nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në kategorinë e parë dhe janë tërhequr nga gara duke zgjedhur të luajnë në nivel rajonal me skuadra si Devolli, Maliqi dhe Gramozi kundërshtarë këta, të cilët do të vetëkënaqin çunat e vegjël dhe të talentuar të qytetit tonë me nga 7-8 gola për ndeshje duke çuar kështu edhe drejt vrasjes së konkurrencës.
Përfundimisht konstatojmë se filizat e reja që priten të jenë e ardhmja e futbollit pogradecar dhe drejtuesit e sportit në Pogradec janë në kaos total.
Këtë sezon U13 dhe U15 do të merrnin pjesë në kategorinë e parë dhe të gjithë këta çuna të vegjël ishin entuziastë pasi do të ndesheshin me kundërshtarë të nivelit të tyre por edhe me kundërshtarë më të fortë duke rritur kështu edhe performancën e tyre por edhe konkurrencën brenda skuadrës.
Sigurisht ky vendim besojmë se është marrë për shkak të financave, nuk ka arsye tjetër! Drejtuesit e futbollit mbase mendojnë se me ato të ardhura që sigurojnë nga këto dy grupe nuk mund të përballojnë kostot e udhëtimit dhe akomodimit, kështu që i kanë rënë shkurt. Le të luajnë në nivel rajonal dhe të godasin ndonjë top sa për thënë që ja edhe ne kemi grupe moshash.
Por për të bërë një rezyme dhe pak aritmetikë, nuk na duhet shumë punë.
U13 ka 18 lojtarë në përbërje ku familjet e tyre paguajnë në akademi 3500 lekë të reja.
Dhe i bie: 18 lojtarë x 3500 lekë të teja tarifa= 63.000 lekë të reja në muaj dhe 756.000 lekë të reja në vit apo 7 Milion 5 qind e 60 mijë lek në vit.
Nga këto 7 milion e ca lek heqim 3 milion lek pagën e trajnerit dhe ngelen sërish 4 milion e 500 mijë lek.
Lind pyetja: Këto 4 milion e 500 mijë lek nuk dalin për akomodim dhe transport?
E njëjta situatë është po me U15 ku për momentin janë rreth 20 lojtarë dhe janë po të njëjtat shifra afërsisht.
Ne nuk e dimë se ku shkojnë këto para por diçka është e sigurt. Akademia e futbollit Pogradeci nuk ka të ardhme!
Politika e këtij duket se është: "Të mbledhim lojtarë andej-këndej e të ngjitemi në të parë, por se si do qëndrojnë në të parën nëse ngjiten, një Zot e di!
Për dijeni: Në skuadrën e parë ka tre lojtarë të rinj ku dy prej tyre marrin rrogë ku një prej tyre luan pak dhe njëri aspak. Dhe i treti u gënjyr me disa ndeshje në miqësoret e verës dhe në fund nuk j'u lidh një kontratë.
Kjo është formula e drejtimit të këtij klubi dhe politika mbi të rinjtë!
Detyra jonë është t'i zbardhim këto problematika madhore. Komentet i takojnë prindërve dhe futbolldashësve!
















