E FUNDIT/ Aksident me pasojë...
- Nov 21, 2023
- 1 min read
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Buqezë, automjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin S. H., rreth 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 48 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
















