E FUNDIT/ Arrestohet me urdhër të SPAK për "korrupsion pasiv" kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena
- Jan 27, 2024
- 1 min read
Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena mësohet se është arrestuar me urdhër të SPAK.
Raportohet se arrestimi i Lenës u bë pasi dyshohet se akuzohet për korrupsion në vlerën e 5 mijë eurove.
Burimet thanë se arrestimi i avokatit ka ardhur për shkak të një çështje të mbrojtur prej tij, ku në përgjimet telefonike të SPAK, rezulton se Lena i ka kërkuar ish-asistentes së tij që të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro.
Lidhur me këtë shumë avokati akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”, por priten detaje të tjera nga instancat përkatëse për kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë.
















