top of page

E FUNDIT / E mbani mend tifozin që humbi ndjenjat në stadium!? Klubi i dhuron abone e bluzë

  • Nov 4, 2023
  • 1 min read

Një ditë e veçantë ka qenë sot për tifozin që humbi ndjenjat dy javë më parë në stadium. Ka qenë klubi “Skënderbeu” që sot e ka vizituar tifozin në familjen e tij. Ka qenë Drejtori sportiv, Ardi Gjançi, zv/trajneri Gentjan Liço dhe mjeku i ekipit që sot i kanë bërë një surprizë në familje.

Madje tifozit ju dhurua një fanelë dhe një abone njëvjeçare.


Ja dhe njoftimi i klubit “Skënderbeu”:

Sporti na bën bashkë!

Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi, zv/trajneri Gentjan Liço dhe mjeku i ekipit, Dionis Prisoj vizituan sot tifozin e Skënderbeut, Andon Cami i cili humbi ndjenjat në shkallët e stadiumit në ndeshjen Skënderbeu-Egnatia.

Klubi i ka uruar të shkuara tifozit dhe i ka dhuruar një fanelë të ekipit dhe një abone vjetore!




 
 
bottom of page