top of page

E FUNDIT: Egnatia “arratiset” në krye, Skënderbeu i 3-ti në superligë

  • Sep 27, 2023
  • 1 min read

Sapo ka përfunduar ndeshja e dytë e ligës superiore për ditën e sotme. Egnatia ka fituar në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase me shifrat 2-0, ndërkohë që më parë Skënderbeu fitoi në Rrogozhinë ndaj Erzenit me shifrat 2-1.

Pra, janë mbyllur dy ndeshje, ndërkohë që pak më parë Egnatia fitoi 2-0 me gol të Isngadarli në minutën e 49-të dhe në fundin e takimit në minutën e 90-të shënoi Duamena.

Vllaznia që në minutën e 17-të luajti me një lojtar më pak, për shkak të daljes me të kuqe të Dragoshit.

Pas kësaj fitoreje Egnatia “arratiset” në krye të superligës me 13 pikë, ndërkohë që kujtojmë se Egnatia të vetmen humbje që ka në superligë e ka nga Skënderbeu në javën e parë.

Skënderbeu edhe pas kësaj ndeshjeje vijon të renditet në vendin e 3-të.

Pas pak momentesh starton në Durrës, ndeshja e 3-të dhe e fundit e ditës së sotme, Teuta-Kukësi.

Shikoni renditjen e superligës për momentin…!




 
 
bottom of page