E FUNDIT / Gentjan Liço i thotë "lamtumirë"…
- Oct 2, 2023
- 1 min read
Kanë përfunduar edhe “vuajtjet” për zv/trajnerin e korçarëve Gentjan Liço. Me ndeshjen kundër Partizanit ai i ka thënë “lamtumirë” dënimit prej dhjetë ndeshjesh, për të mos qenë në pankinë.
Në fakt dënimi nga komisioni ka qenë që nga sezoni i kaluar, kur është larguar me karton të kuq dhe këtë dënim e ka kryer deri në fund edhe pse ka shpresuar për një falje, pasi kreu gjysmën e dënimit.
Këtë dënim Liço e ka përjetuar shumë, por tani, që në ndeshjen e radhës ai do të jetë në pankinë, duke shtuar edhe më shumë forcën drejtuese të ekipit.
















