top of page

E FUNDIT / Ja kur luhet java e 15-të. Mësoni ditën dhe orarin kur luhet Skënderbeu-Erzeni!

  • Nov 29, 2023
  • 1 min read

Java e 14-të u sfumua qysh ditën e djeshme dhe tashmë skuadrat kanë filluar të mendojnë për javën e 15-të, teksa vjen shpejt. Kalendari i ngjeshur bën që Skënderbeu të luajë shpejt ndeshjen pasardhëse dhe është jo pak e rëndësishme pasi luhet ndaj Erzenit në Korçë.

Sipas kalendarit tashmë zyrtar prej kohësh, kjo javë do të luhet në dy ditë, ditën e shtunë, pra më 2 dhjetor dhe të diel, më 3 dhjetor.

Të shtunën e 2 dhjetorit luhen dy ndeshjet e para, teksa gjithçka nis ditën e shtunë me ndeshjen e parë të orës 13:30, e cila është Egnatia-Vllaznia. Në orën 17:00 të së shtunës luan edhe Skënderbeu. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Erzenit do të jetë e fundit e ditës së shtunë për të përmbyllur ditën.

Më pas të diel luhen 3 takime në orare të ndryshme.

Në këtë mnyrë, në orën 13:30 luhet sfida Kukësi-Teuta. Më pas në orën 16:00 Dinamo pret Laçin dhe në mbrëmje në orën 19:00 luhet derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizanit.

Më poshtë ju sjellim ditët dhe oraret e të gjitha ndeshjeve të javës së 15-të.


2 Dhjetor 2023

Ora 13:30 Egnatia-Vllaznia

Ora 17:00 Skënderbeu-Erzeni


3 Dhjetor 2023

Ora 13:30 Kukësi-Teuta

Ora 16:00 Dinamo-Laçi

Ora 19:00 Tirana-Partizani




 
 
bottom of page