top of page

E FUNDIT/ Mbi 300 Fanaticsa drejt Korçës!

  • Apr 12, 2025
  • 1 min read

Mbi 300 tifozë bardheblu janë nisur nga Tirana në drejtim të Korçës. Ky lajm mësohet në këto momente, teksa janë nisur rreth orës 09:30 nga kryeqyteti për të mbështetur sot në orën 15:30 në stadiumin “Skënderbeu”.


Kanë qenë 6 autobuzë që janë mbushur në kryeqytet dhe tashmë pritet që pas pak të zbarkojnë në juglindje.



Kjo tregon super interesim nga ana e tifozërisë bardheblu, ndërkohë që tashmë pritet të konfirmohet numri i “Ujqërve” që mendohet të jetë mbi 4 mijë.


Një atmosferë fantastike mendoeht të jetë kjo e sotmja në stadiumin “Skënderbeu”, prandaj ka kohë akoma dhe të gjithë në juglindje duhet të “vrapojnë” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.


Suksese Skënderbe!


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page