top of page

E FUNDIT/ Mbyllen 45 minutat e para Skënderbeu-Tirana. Korçarët me një lojtar më pak luajnë super!

  • Apr 8, 2024
  • 2 min read

Skënderbeu-Tirana 0-0

Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gerco, Randi, Janaqi, Merlim, Shaqe. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Tirana: Kozi, Mici, Lulaj, Abazaj, Jonuzi, Lushkja, Latifi (Patrick 20’), Haxhiu, Përgjoni, Deliu, Hoxhallari. Trajner: Erbim Fagu

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lama, Rexhino Mersinasi, Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Prençi / Kozi

Karton i kuq: Rabiu 15’

 

8 minutat e para kanë qenë të qeta në stadiumin “Skënderbeu” me të dy skuadrat që më shumë qarkullojnë topin dhe te minuta e 9-të është Dean Liço që shënon rastin e parë, por vetëm goditje këndi.

Në minutën e 15-të kemi një ndërhyrje të ashpër të Mario Rabiut ndaj Liridon Latifit dhe gjyqtari i tregon kartonin e verdhë në momentin e parë. Më pas shkon në VAR gjyqtari kryesor dhe kthehet duke i treguar kartonin e kuq. Pas 15-të minutash loje Skënderbeu me 10 lojtarë në fushën e lojës.

E njëjta situatë në minutën e 24-ër është portieri Kozi që pengon Nikajn dhe gjyqtari i njëanshëm, pasi i jep vetëm karton të verdhë. Ka protesta nga ana e Skënderbeut dhe tifozëve në stadium.

Rashica ka një rast të artë pak momente më vonë dhe shpëton Kozi, ndërkohë që duhet të vinte minuta e 29-të që Skënderbeu të fitonte një 11-metërsh. Është kapiteni Dean Liço që merr përsipër gjuan dhe pret Kozi. Skënderbeu humb rastin më ideal. Vërtet mëkat që Skënderbeu nuk shënoi pasi ka luajtur më mirë edhe me një lojtar më pak.

Në minutat e fundit kujtohet Tirana me Partick dhe Mici, por pa arritur të shënojnë dhe pjesa e parë mbyllet me rrjetat e paprekura 0-0 me një lojë vërtet të mirë të Skënderbeut.

 

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

 

9’ – Është kapiteni i Skënderbeut Dean Liço që futet në zonë, por është mbrojtja e ngjeshur mike që e largon topin në këndore, pretendohet edhe për një shtyrje në adresë të kapitenit bardhekuq.

15’ – Ndërhyrje e parregullt e Mario Rabiut ndaj Liridon Latifit dhe gjyqtaari e ndërshkon me karton të verdhë. Më pas merr sinjal nga VAR-i dhe pasi e rishikon, kthehet dhe i drejton kartonin e kuq. Skënderbeu me 10 lojtarë.

24’ – Nikaj bën më të mirën në hyrje të zonës pengohet nga portiere Kozi dhe vetëm karton i verdhë. Proteston Skënderbeu pasi duhej karton i kuq për portierin bardheblu.

28’ – Goditje këndi për Skënderbeut, Rashica direkt topin në kuadrat dhe Kozi bën mrekullinë duke e dërguar topin në këndore.

29’ – Penallti për Skënderbeun. Mbrojtësit e Tiranës e prekin topin me dorë dhe gjyqtati tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Gjuan kapiteni i Skënderbeut, Dean Liço dhe pret portieri i Tiranës.

42’-44’ – Patrick dhe Mici janë dy rastet e Tiranës, shpëton për mrekulli porta e ekipit të Skënderbeut, në të dy rastet topi përfundon jashtë.




 
 
bottom of page