top of page

E FUNDIT / Mbyllet në Korçë / Zhgënjen Skënderbeu / E 3-ta humbje radhazi, sot ndaj Kukësit

  • Sep 23, 2023
  • 2 min read

Skënderbeu-Kukësi 0-1

Shënues: Reçi 29’

Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Muharem, Nikaj, Frashëri, Randi, Merlim, Shaqe. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Kukësi: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Basha, Hasa, Momoh, Beshiraj, Mustafa, Lala, Mbarak. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Koreshi, Marjus Qose

Kartonë të verdhë: Liço, Randi, Shaqe / Hasaj, Momoh


Skënderbeu zhgënjen sërish dhe tashmë që është zhgënjimi i tretë në tre ndeshje radhazi, sigurisht që tregon se ka probleme.

Sot, Skënderbeun e mundi Kukësi në shtëpi, teksa një gol ka mjaftuar për kuksianët që marrin në këtë mënyrë fitoren e parë në kampionat, ndërkohë që Skënderbeu pëson humbjen e tretë radhazi.

Skënderbeu mbetet me këtë humbje në kuotën e 6 pikëve dhe futet në krizë rezultatesh.

Nga ana tjetër Kukësi është gëzuar pasi ka marrë këtë fitore të parë në superligë.

Kukësi njëherë të vetme shkoi në portën e Skënderbeut dhe shënoi. Nga ana tjetër Skënderbeu nuk funksionon në vijën e parë të sulmit dhe tregoi pas përfundimit të ndeshjes që ka probleme, probleme që duhet t'i gjejnë sa më parë, sepse janë luajtur vetëm 5 javët e para të kësaj superlige.


PJESA E PARË

7’ - Momenti i parë në portën e Kukësit. Është Frashëri që kroson nga e djathta, Prençi gjuan me kokë, pret Tafas.

10’-25’ - Minuta të qeta me qarkullim më të shumta të topit nga ana e Skënderbeut, por pa rezikshmëri të madhe në portën e Tafas. Kukësi nga ana e vet se ka vizituar asnjëherë portën e Marko Alia.

29’ - Reçi nga jashtë zone gjuan dhe topi përfundon në rrjetën e Alia. 0-1 për Kukësin, pas këtij goli që e ka gjetur të papërgatitur skuadrën vendase.

39’ - Ardit Nikaj provon në jashtë zonës së Kukësit të shkarkojë të djathtën e fuqishme, por shumë metra mbi tranversë përfundon topi i gjuajtur nga shkodrani

PJESA E DYTË

47’ - Skënderbeu zgjohet që në startin e pjesës së dytë. Është Liço që gjuan nga jashtë zonës dhe pret Tafas.

50’ - Shaqe shënon gol, por asistenti ngre flamurin duke zënë në pozicion jashtë lojë mbrojtësin e Skënderbeut.

53’ - Gerco për Skënderbeun nga e djathta fut një top të saktë në zonë dhe Shaqe në formën e një sparkade, nuk arrin ta shtyjë në rrjetë për të barazuar rezultatin.

60 - Liço në një goditje dënimi gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë të Tafas.

65’ - Super gjuajtje e Dean Liço nga 35 metra larg dhe Tafas befasohet, por e grushton duke mos e lejuar topin të përfundojë në rrjetë. Shpëton porta e Kukësit.

70’ – Dy herë godet Shaqe, por sërish topin në zonë e largojnë mbrojtësit miq.




 
 
bottom of page