top of page

E FUNDIT / Mbyllet pjesa e parë në Laç. Shikoni 45 minutat e para

  • Oct 8, 2023
  • 1 min read

Laçi - Skënderbeu 1-0

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, P. Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Tresa, Ujka, Melo, Sobouale.

Trajner: Mirel Josa

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Liço, Rabiu, Pecani, Gerxho, Nikaj, Rashica.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Karton i verdhë: Rashica

Gjyqtar: Dorjan Maletaj


Ka përfunduar në këto momente pjesa e parë në Laç mes vendasve dhe Skënderbeut me fitoren e vendasve 1-0.

Një pjesë e parë që në fakt ka pasur “shkëndija” herë pas herë me ndonjë rast më shumë për vendasit, por asgjë për t'u shënuar në fraksionin e parë të ndeshjes.

Një pjesë e parë e kujdesshme, ku rastin e parë e ka pasur Ardit Nikaj në minutën e 11-të, por sulmuesi i Skënderbeut nuk arrin të shënojë në portën vendase.

Vendasit janë përpjekur në gjysmën e pjesës së parë për të zbritur më shumë në portën e Marko Alia, madje kanë pasur rastet e tyre, por pa arritur të shënojnë. Madje në minutën e 13-të në një goditje dënimi kurbinasit për pak sa nuk shënojnë, por është Alia që nuk lejon që të preket porta e tij.

Vendasit kanë fituar disa goditje dënimi në 30 minutat e para, por nuk kanë qenë shumë të rrezikshëm.

Për t'u veçuar në pjesën e parë janë rastet e Ujka, Sobouale dhe Tresa nuk kanë qenë të qartë në sulmin e kurbinasve.

Duhe të vinte minuta e 42-të që Melo për miqtë të shënonte golin e parë.

Edhe 4 minutat e shtesës së pjesës së parë nuk sollën ndonjë të re dhe përfundimisht vendasit janë më të qetë pas avantazhit 1-0.

Të shohim reagimin e Skënderbeut në pjesën e dytë.




 
 
bottom of page