top of page

E FUNDIT/ Mbyllet pjesa e parë. Çmendet Franklin Ahanonu. Merr për dore Skënderbeun dhe shënon dy gola

  • Mar 16, 2024
  • 2 min read

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Franklin 21’, 40’

SKËNDERBEU: Alia, Gerco, Prençi, Rabiu, Randi, Nikaj, Vangjeli, Juri, Liço, Rashica, Franklin. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Sherri, Rama, Xhemajli (Joel 34’), Malota, Ndreca, Dylise, Aleksi, Fernando, Zejnullai, Montenegro, Ibrahimoglu. Trajner: Edlir Tetova

Kartonë të verdhë: Ndreca, Dylise / Randi, Rashica


Ndeshja nis e qetë për të dy skuadrat, madje me kujdes, duke studiuar njëra-tjetrën.

Vetëm në minutën e 9-të do të vinte rasti i parë, teksa Skënderbeu me anë të Rashicës duhet të kishte shënuar. Përfiton nga një gabim i mbrojtjes mike dhe nuk shënon, pasi pret gjuajtjen e tij Sherri.

Pas kësaj minute janë futbollistët e Skënderbeut me anë të Rashicës dhe Ardit Nikaj që krijojnë raste, madje deri në këto momente kanë goditur 3 goditje këndi.

Pikërisht në minutën e 21-të është Skënderbeu që shënon, Franklin në zonë pas goditjes së kendit gjuan, pasi Nikaj ja ka kthyer prapa dhe topi endet në rrjetë. 1-0 për Skënderbeun.

Edhe pas golit edhe pse Egnatia kërkon të bëjë diçka më shumë, Skënderbeu është në formë dhe Franklin spektakolar ndalet me faulle dhe me kartona të verdhë për kundërshtarët.

E 33-ta minutë mund të kishte sjellë edhe golin e dytë për Skënderbeun, por Nikaj, Merlim dhe në fund Franklin gabojnë duke mos shënuar për të tundur rrjetën në këtë pjesë të parë.

Në të 39-ën minutë Rashica shpërdoron një rast të pastër, ndërkohë që pas goditjes nga këndi është Franklin që gjendet atje në vendin e duhur, duke shënuar edhe golin e dytë për Skënderbeun.

2 minutat e shtesës nuk sjellin ndryshime dhe me 2-0 Skënderbeu futet më i qetë në dhomat e zhveshjes.

  

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

9’ – Rastin e parë e ka Skënderbeu. Është një gabim i mbrojtjes rrogozhinase dhe atje Rashica përfiton duke goditur dhe pret Sherri. Shpëton porta e Egnatias nga goli.

20’ – Franklin godet në zonën e miqve dhe devijohet nga miqtë për këndore.

21’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Topi në zonë. Nikaj e kthen për Franklin që godet fuqishëm dhe 1-0 për Skënderbeun.

33’ – Nikaj, Merlim të dy gjuajnë dhe nuk shënojnë dhe Franklin me portën bosh nuk shënon dot duke humbur golin e dytë për Skënderbeun.

39’ – Rashica diagonal në të djathtë gjen një hapësirë, gjuan fuqishëm dhe portieri mik e largon në këndore.

40’ – Juri Merlim hedh një top të saktë në zonën e Egnatias dhe atje me kokë është ai, golashënuesi Franklin Ahanonu që shënon edhe golin e dytë. 2-0 për Skënderbeun.




 
 
bottom of page