E FUNDIT: Merkato/ Ardit Nikaj në “rrjetën’ e shkodranëve
- Jun 1, 2024
- 1 min read
Interesime të shumta ka nga disa ekipe për sulmuesin talent, shkodranin Ardit Nikaj. Ekipe jashtë vendit kanë shfaqur interes, por një interesim jo suprizë mund të thuhet se vjen nga Vllaznia për futbollistin e vet.
Dihet që Nikaj është prodhim i akademisë shkodrane, por është rritur dhe formuar në Korçë me Skënderbeun.
Nga sa mësohet nga burime të sigurta pranë klubit të Vllaznisë interesimi është në rritje për këtë futbollist dhe shumë shpejt do të bëhet zyrtare edhe kërkesa drejt klubit të Skënderbeut. Në fakt ky interesim u duk qartë në të gjithë ndeshjet e fundit që korçarët zhvilluan me Vllazninë në këtë sezon.
















