top of page

E FUNDIT / SKËNDERBEU fillon stërvitjen në “Tropikal”. Shikoni!

  • Jan 22, 2024
  • 1 min read

Ditën e sotme Skënderbeu ashtu si edhe e deklaroi portali ynë është nisur urgjent drejt resortit “Tropikal” në Durrës dhe ka vijuar seancat stërvitore.

Siç edhe shikoni nga fotot më poshtë Skënderbeu nga dita e sotme do të vijojë seancat e rregullta në kushte normale, pasi siç dihet në qytetin juglindor ka pasur reshje të mëdha dëbore dhe terrenet kanë qenë të zëna.

Ditën e sotme Skënderbeu udhëtoi në mesdite për në Durrës dhe zhvilloi një seancë të rregullt stërvitore, ndërkohë që e njëjta gjë do të ndodhë edhe nesër, një ditë përpara ndeshjes së Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës.

Më poshtë sjellim edhe seancën e parë stërvitore të Skënderbeut.



 
 
bottom of page