top of page

E fundit skënderbeu humbet ndeshjen ndaj egnatias por humbet edhe 2 titullarë për takimin e radhë

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_b9842022d92f47569f5363b64ba2f27bmv2-1.jpg Keqardhje e madhe për humbjen e djeshme të Skënderbeut në Rrogozhinë, por më shumë se kjo humbje që tashmë është sfumuar, “djegin” dy kartonët e verdhë që morën korçarët.Themi këtë, pasi Marko Ramos dhe Mario Rabiu ishin dyshja që u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ndërkohë që ishin dy kartonë që “djegin” shumë, pasi të dy futbollistët kanë plotësuar numrin 4 të të verdhave.Ramos dhe Rabiu, në këtë mënyrë janë dy mungesat e radhës për Skënderbeun, menjëherë pa u mbyllur humbja e djeshme, ndërkohë që deri të shtunën e ardhshme ka edhe shumë ditë të tjera për të përgatitur përballjen ndaj dinamovitëve në stadiumin “Skënderbeu”.Sigurisht që janë dy mungesa të rëndësishme, pasi janë dy titullarë, por që sigurisht stafi teknik do të dijë t’i zëvendësoje Marko Ramosin dhe Mario Rabiun, teksa ky i fundit është hera e parë që do të mungojë në këtë sezon, pasi plotësoi numrin 4 të të verdhave dhe është një lojtar lider te Skënderbeu.

 
 
bottom of page