E FUNDIT: Skënderbeu mbyll merkaton me 3 nigerianë, 2 brazilianë,1 xhamajkan,1 kamerunas,1 ganez...
- Aug 31, 2023
- 1 min read
Plot 9 të huaj numëron Skënderbeu në mbylljen e merkatos verore, si asnjëherë më parë në historinë e këtij klubi.
Dy të fundit vijnë njëri nga Kameruni dhe tjetri nga Nigeria, futbollistin që vetëm një ditë më parë e zbuloi “Korça Boom” dhe quhet Uçe Sebastine.
Sebastine pritet që të jetë sulmuesi kryesor i Skënderbeut, së bashku me Fleçer, por në total në listën e federimeve bie në sy që Skënderbeu do të ketë 9 lojtarë të huaj dhe vetëm 4 mund të luajnë në një ndeshje.
Plot 3 futbollistë do të ketë Nigeria, numri më i madh i lojtarëve të huaj, ndërkohë që te Skënderbeu me pas bien në sy brazilianët që janë 2. Më pas me nga një përfaqësues janë shtete të tillë, si Kameruni, Gana, Xhamajka dhe Maqedonia e Veriut.
Më poshtë po ju sjellim 9 blerjet verore të Skënderbeut, lojtarë të huaj, ndërkohë që me kaq shumë blerje është hera e parë që një gjë e tillë ndodh te Skënderbeu. Tifozëria beson shumë që të gjithë t’ia vlejnë.
Shikoni të huajt te Skënderbeu dhe shtetet nga janë:
Randi Dumfur (Gana)
Marko Ramos (Brazil)
Juri Merlim (Brazil)
Suhejl Muharem (Maqedoni)
Zhordan Fleçer (Xhamajkë)
Mario Rabiu (Nigeri)
Samuel Ajine (Nigeri)
Djantu Çabutang (Kamerun)
Uçe Sebastine (Nigeri)
















