E FUNDIT/ Skënderbeu në “radarët” e merkatos. Zbuloni emrat!
- Mar 14, 2024
- 1 min read
Edhe pse akoma është edhe një fazë kampionati, kjo nuk do të thotë se puna nuk ka filluar nga ekipe të ndryshme për të marrë futbollistët që u duhen. Madje edhe nga ekipe të huaja është e njëjta starategji.
Kështu, nga sa është mësuar shumë ekipe kanë hedhur sytë nga Skënderbeu për të marrë ndonjë futbollist. Realisht nuk është një e dy, por janë disa që shpresojnë të afrojnë futbollistë nga ky ekip.
“Korça Boom” ka mundur të mësojë disa prej emrave që po lakohen. Kështu më i kërkuari duket se eshte Dean Liço, ku disa ekipe shqiptare janë gati që tani të fillojnë bisedimet, ashtu si edhe disa ekipe të huaja.
Nuk ngelet pas as Marko Alia si dhe Ermir Rashica, Franklin dhe Ardit Nikaj. Kujtojmë që të gjithë këta futbollistë janë nën kontratë për më shumë se dy vjet me Skënderbeun dhe tani gjithçka është në dorë të presidentit Ardjan Takaj.
















