top of page

E FUNDIT/ Skënderbeu në telashe. Ermir Rashica probleme me…

  • Mar 11, 2024
  • 1 min read

Ka probleme për Skënderbeun në prag të ndeshjes së sotme ndaj Vllaznisë. Themi këtë pasi një nga sulmuesit më të mirë dhe lojtari i talentuar Ermir Rashica ka probleme shëndetësore dhe prandaj edhe stafi teknik nuk e ka përfshirë sot në formacion.

Një lajm që vërtet trondit disi ekipin e Skënderbeut përpara një ndeshjeje të tillë si kjo ndaj Vllaznisë.

Ermir Rashica në fakt është nën kujdesin e stafit mjekësor dhe po punohet shumë që ai të jetë gati, por edhe nëse do të jetë gati nuk është në kontigjentin e tij ideal dhe prandaj që nuk do të sakrifikohet për të qenë në fushën e lojës që nga fillimi.

Tashmë që Rashica mungon, në vendin e tij do të jetë Lika, një tjetër sulmues i afirmuar dhe që ka treguar se sa herë luan, jep më të mirën për ekipin në fushën e lojës.  




 
 
bottom of page