E fundit skënderbeu nëse fiton më 18 tetor ndaj delvinës për kupë mësoni me kë do luajë në 1 16
- Jul 16, 2024
- 2 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_22801294f28840cfa44db5de82bfb732mv2-1.jpg Si sot një javë më vonë, pra më 18 tetor Skënderbeu do të presë Delvinën në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Pas Delvinës, Skënderbeu në raundin e 1/16 që ka për short C3 do të ndeshet me C14. Duke parë goglat C14 është ekipi që do të kuafikohet mes Turbinës dhe Veleçikut.Pra, në turin e mëtejshëm sërish Skënderbeu duket se do ta ketë të lehtë, pasi do të ketë një nga kundërshtarët mes Turbinës dhe Veleçikut.Shikoni skemën e Kupës së Shqipërsië:Pas hedhjes së shortit nga Departamenti i Garave në FSHF u mësuan edhe çiftet e këtij turi, me ndeshjet që do të luhen të gjitha më datën18 tetor 2023.Ndërkohë, çiftet e kupës janë si më poshtë:Bylis – Murlani (C1)Kastrioti – Shkumbini (C2)Skënderbeu – KF Delvina (C3)Dinamo City – Iliria (C4)Flamurtari – AF Luftëtari (C5)Tomori – Shënkolli (C6)Korabi – Devolli (C7)Apolonia – Naftëtari (C8)Luz i Vogël 2008 – Butrinti (C9)Besa – Sopoti (C10)Lushnja – Labëria (C11)Burreli – Valbona (C12)Oriku – Pogradeci (C13)Turbina – Veleçiku (C14)Besëlidhja – AF Elbasani (C15)Tërbuni – Vora (C16)Ekipet që do të kualifikohen në raundin e 1/16-ave përcaktohen në vetëm një takim. Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.Në fazën e 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Abissnet Superiore në sezonin 2022-2023 si dhe 14 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2022-2023, 12 ekipet e renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2022-2023, si dhe katër ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator (Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria).Çiftet e fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë janë të përcaktuara sipas skemës së mëposhtme:C1 vs C16C2 vs C15C3 vs C14C4 vs C13C5 vs C12C6 vs C11C7 vs C10C8 vs C9















