E FUNDIT / Skënderbeu pa bilanc merkatoje
- Jan 14, 2024
- 1 min read
Skuadra korçare deri në këto momente nuk ka bilanc në merkato. E thënë ndryshe është ekipi që nuk ka asnjë futbollist të afruar dhe kjo lidhet me atë se deri tani merkatoja e korçarëve është e bllokuar.
Në dalje gjithashtu nuk ka asnjë futbollist, jo se nuk janë mundësitë, pasi janë shumë futbollistë të Skënderbeut që kanë edhe oferta konkrete, por që Takaj me sa duket nuk kërkon të prishë ekulibrat.
Në qoftë se do të ketë ndonjë ofertë tunduese natyrisht që edhe ky rregull do të ndryshojë dhe do t'i hapë edhe rrugën e mëtejshme merkatos, pasi mund të bëhet edhe pagesa ndaj Dejvi Bregut dhe që në atë moment korçarët mund të hidhen në merkato.
















