E FUNDIT / Skënderbeu prish kontratën me kapitenin Erlis Frashëri. Prezantohet te Flamurtari
- Jan 31, 2024
- 1 min read
Ndërkohë që Skënderbeu nuk bëri asnjë lëvizje në merkaton dimërore duke mos afruar asnjë futbollist, ditën e sotme nëpërmjet një marrëveshjeje me konsensus, ka prishur kontratën me kapitenin Erlis Frashëri, i cili menjëherë ka firmosur për Flamurtarin në kategorinë e parë.
Pas largimit nga Skënderbeu ja edhe njoftimi i KF Flamurtarit për 36-vjeçarin të cilit e urojmë suksese edhe te vlonjatët:
Zyrtare:
Erlis Frasheri është zyrtarisht i futbollist Flamurtari Football Club .
Emri: Erlis
Mbiemri: Frashëri
Datëlindja: 13 Maj 1988
Pozicioni: Mbrojtës
Sezoni i fundit:
2021 - 2024 KF Skenderbeu ( Shqiperi )
Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C
















