top of page

E FUNDIT / Sot Gvozdenoviç vë në “fron” të tijtë për barazimin 2-2 ndaj Kukësit!

  • Nov 30, 2023
  • 1 min read

Ditën e sotme ekipi i Skënderbeut do të zhvillojë stërvitjen e radhës, por para saj do të ketë një analizë nga ana e stafit teknik për barazimin e fundit 2-2 ndaj Kukësit. Nga sa mësojnë burime pranë portalit tonë, Ivan Gvozdenoviç edhe ditën e djeshme mendjen e kishte tek ai barazim dhe ka analizuar në detaje atë që është parë në fushë, sidomos në pjesën e dytë.

Madje Gvozdenoviç do të analizojë edhe momentin e zëvendësimeve, për të parë se ishin të suksesshme apo jo, gjithsesi kjo pistë bie pasi realisht u veprua drejt.

Mbi të gjitha trajneri do të analizojë edhe momentet kur janë pësuar golat, ku gjithsecili do të analizohet mbi vendosjen dhe ku janë bërë gabimet që të mos përsëriten më.

Korçarët kanë qenë shumë herë më ndryshe nga një pjesë tek tjetra dhe këtu ka edhe faktorë që ndoshta u mendua se u fitua ajo ndeshje ndaj Kukësit.

Trajneri e ka pranuar që u ka folur të tijve në pushimin e ndeshjes të kenë shumë kujdes se ndeshja përfundon pas minutës së 90-të.




 
 
bottom of page