top of page

E FUNDIT / Starton java e 10-të. Kukësi me 10 futbollistë mposht Vllazninë. Skënderbeu zbret i 7-i…

  • Oct 27, 2023
  • 1 min read

Sapo ka përfunduar në Kukës ndeshja që hapi javën e 10-të të superligës. Kukësi-Vllaznia u mbyll me fitoren e vendasve 1-0, madje kuksianët edhe me një lojtar më pak kanë arritur ta mposhtin Vllazninë.

Një ndeshje me shumë kartonë qysh në pjesën e parë, teksa vetëm në 45 minutat e fillimit u dhanë 6 kartonë të verdhë dhe një i kuq.

Vllaznia edhe në Korçë, një javë më parë luajti përballë Skënderbeut me një lojtar më shumë dhe ia doli vetëm në pjesën e dytë, teksa shënoi dy gola. Sot prapë me një lojtar më shumë, por nuk mundi të bënte gjë, pasi Kukësi e mposhti me golin e shënuar në minutën e 84-ër.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në kuotën e 13 pikëve në vendin e katërt, ndërkohë që Vllaznia zbret në vendin e 6-të.

Me këtë fitore të Kukësit, Skënderbeu zbret edhe një vend në renditje, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e 7-të.

Në orën 17:00 starton ndeshja tjetër e ditës së sotme, Erzeni-Laçi.

Ja dhe renditja provizore e superligës, pas ndeshjes së parë të luajtur për javën e 10-të mes Kukësit dhe Vllaznisë 1-0.




 
 
bottom of page