top of page

E FUNDIT/ Starton java e 24-të. Teuta fundos Kukësin në fund. Pas pak debi Partizani-Tirana

  • Feb 16, 2024
  • 1 min read

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës s 24-ër të superligës mes Teutës dhe Kukësit, takim që ka përfunduar me fitoren e durrsakëve 1-0. Një fitore që në fakt fundosi në fundin e tabelës së klasifikimit Kukësin skuadër që rrezikon tashmë rënien nga superliga.

Goli i fitores trepikëshe kaq shumë të rëndësishme erdhi në minutën e 51-të me autor Peposhin nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Teuta është ngjitur në kuotën e 24 pikëve, duke lënë në kuotën e 19-të pikëve Kukësin që po bën diferencën javë pas jave me ekipet e tjera më sipër.

Pas pak dhe më konkretisht në orën 19:00 starton ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave ajo mes Partizanit dhe Tiranës, derbi i kryeqytetit.

Nesër luhen 3 ndeshjet e tjera të kësaj jave, mes tyre edhe Erzeni-Skënderbeu, takim që pritet me mjaft interes në qytetin juglindor.

Më poshtë sjellim tabelën me ndeshjen e luajtur dhe takimet e tjera që priten të luhen dhe renditjen provizore pas ndeshjes së parë të luajtur Teuta-Kukësi 1-0.


SUPERLIGA Java 24

16.02.2014 (SOT)

Ora 16:00 Teuta-Kukësi       1-0

Ora 19:00 Partizani-Tirana

         

17.02.2024 (NESËR)

Ora 13:30 Erzeni-Skënderbeu

Ora 13:30 Laçi-Dinamo

Ora 17:00 Vllaznia-Egnatia





 
 
bottom of page