top of page

E FUNDIT / Volejboll Femra: Pogradeci mund bindshëm Lushnjën

  • Oct 14, 2023
  • 1 min read

Lushnja-Pogradeci 0-3

(7-25, 20-25, 23-25)

Liqenoret e rrjetës të drejtuara nga trajneria Mimoza Shahu kanë mundur pastër ekipin e Lushnjës me rezulatin 0-3.

Një set i parë i dominuar totalisht nga pogradecaret qe u lejojnë lushnjareve të shënojnë vetëm 7-të pikë.

Seti i dytë fillon mirë për vendaset që ruajnë një ekulibër deri tek pika e 15-të. Më pas liqenoret luajnë fort dhe fitojnë edhe setin e dytë.

Në setin e tretë kemi një ekuilibër, por gjithnjë janë liqenoret para dhe nuk diskutojnë fitoren e pastër. Kjo ishte ndeshje për javën e pestë. Pogradecaret me tre fitore dhe dy humbje janë në vendin e katërt. Një pozicion shumë i mirë që i mban në luftë me tre ekipet e tjera që luftojnë për titull, si Skënderbeu, Partizani dhe Tirana.




 
 
bottom of page