top of page

E hëna blu sot është dita më e trishtuar e vitit shkencëtarët tregojnë arsyen

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_daa16426bf0f4f7b83ca9741b6bd34d9mv2-1.jpg Nëse keni rrëmuar nëpër mediat sociale, pa diskutim që mund të jeni përballur me termin ‘E hëna blu’.Por çfarë do të thotë kjo?Sipas teorisë së shkencëtarëve nga Britania e Madhe, ndjenjat janë të zymta pas festave të Krishtlindjeve, për shkak të problemeve financiare.Me shpenzimet e shtuara të festave të fundvitit që na kanë lënë një boshllëk edhe në xhepa që kombinohet me natën e gjatë dhe motit gri, nuk bën aspak habi fakti, që kjo e hënë të jetë dita më e trishtueshme e vitit.Por cila është historia e të Hënës blu? Nëse kthehemi në 2005-ën, Sky Travel, përdori një ekuacion në përpjekje për të përllogaritur se cila ishte dita më e trishtuar e vitit, duke përdorur elementë të tillë si moti, niveli i borxheve, koha e kaluar nga festat dhe motivimi. Dhe data që rezultoi ishte e hëna e tretë e janarit, që këtë vit ra më 15 janar.Por ndërkohë, edhe psikologët shtojnë ndonjë argument. Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën. Në anën tjetër, ekspertët ofrojnë edhe këshilla se si mund të bëhet e hëna blu, më pak e trishtueshme. Mes tyre, pak stërvitje, shëtitje në natyrë, takime me miq e familjarë, etj.Top Channel

 
 
bottom of page