E MADHJA e atletikës Pavlina Evro në “Yjet e Sportit”
- Dec 18, 2023
- 1 min read
Pak ditë më parë KOKSH zhvilloi mbrëmjen magjike “Yjet e Sportit”.
Pa diskutim që merrnin pjesë emra legjendë të sportit dhe trajnerë të shumtë që u nderuan me tituj dhe trofe.
Kjo ishte nata e “Yjeve të Sportit” 2022-2023, ndërkohë që në këtë mbrëmje nuk mungonte as e madhja e atletikës shqiptare dhe veçanërisht korçare, (sepse mburremi me të), Pavlina Evro.
Një mbrëmje më shumë se e veçantë dhe që dhuroi emocione vërtet të mëdha.
Bravo ju qoftë që kujtohen për këto ikona dhe njerëz që me sportin kanë ngritur jashtë flamurin tonë kuqezi.
Respekte të mëdha për Palkën tonë të atletikës!
















