E morët vesh!? Ja, ky është Skënderbeu
- Oct 2, 2023
- 1 min read
Sa shumë bujë bëri dje fitorja e Skënderbeut ndaj Partizanit dhe në fakt është nga ato fitore që në Korçë thonë: "Të shijon sa 10 fitore të tjera rresht."
Kjo ndodh sepse në këtë qytet kur vjen Partizani e duan “gjallë apo vdekur” të shijojnë fitoren.
Kjo foto që shikoni më poshtë është Skënderbeu i djeshëm, i fitores së madhe ndaj Partizanit. Kjo foto që shikoni është skuadra që dje dha shpirtin në fushë. Kjo që shikoni më poshtë është ajo skuadër që dje i dha leksion Partizanit. Këta janë “ujqërit e dëborës”.
Të gjithë këta lojtarë dje morën urime të shumta, madje kishte nga ata që gdhinë duke festuar, sepse ishte fitore e ligjshme dhe më shumë se e merituar.
Skënderbeu dje tregoi që është Skënderbe. Edhe pse shumë skeptikë nuk ia hidhnin sytë këtij ekipi në startin e superligës, pasi ishte krejtësisht skuadër e re, ndërsa sot të gjithë janë krenarë.
Ky Skënderbe po na kthen Skënderbeun e madh dhe pas pak kohësh do të shikoni këta talente se deri ku do ta çojnë këtë skuadër.
















