E RRALLË / Qeramixhi & Co. Vijnë ikonat e atletikës!
- Feb 7, 2024
- 1 min read
Një foto e veçantë sa shoqërore, aq edhe sportive ka mbërritur tek “Korça Boom”.
Janë disa ikona të atletikës shqiptare. Mes tyre është edhe kampionia dhe rekordmenia e 7-të garëshit Alma Qeramixhi.
Bashkë me të është edhe kampionia Vera Bregu e kërcimit së gjati, Sazan Fisheku kampion i kërcimit me shkop dhe Rajmonda Bistika kampione e 400m.
Ata janë nga qytete të ndryshme, por kanë një shoqëri sportive mjaft të mirë, sepse është sporti që të bashkon.
Respekt kampionë dhe rekordmenë!
Do të ngeleni në historinë e atletikës si ndër më të mirët e saj.
















