top of page

E RRALLË / Volejbolli 40 vjet më parë ka qenë “Art”. Shikoni momentet më të bukura!

  • Jan 22, 2024
  • 1 min read

Volejbolli në sezonin 1983-1984, moment kur është shkrepur edhe kjo foto në një ndeshje mes Skënderbeut dhe Dinamos në volejboll për meshkuj ka qenë vërtet "Art".

Këto fjalë ka shkruar Robert Qirici, ish-volejbollisti i Skënderbeut që së bashku me Jani Melkën, Pandush Kapedanin dhe Robert Damon, kanë kujtuar këto momente të 40 viteve më parë me këtë foto të jashtëzakonshme.

Vërtet emra të mëdhenj të volejbollit korçar dhe jo vetëm, ndërkohë që në atë kohë edhe pallatet e sportit kanë qenë të mbushura plot e përplot.

Kanë qenë vitet e lavdishme të cilat është e pamundur të rikthehen sërish, ndërkohë që jo më kot sjellim në kujtesë këto momente të jashtëzakonshme.

Djem të shkëlqyer. Volejbollistë që kanë dhënë shpirtin në parket dhe që sot meritojnë vlerësim maksimal.

Faleminderit që na keni nderuar kaq shumë djema!

Edhe sot ju kujtojmë me shumë nostalgji!



 
 
bottom of page