E RRALLË/ Shikoni foton më të veçantë. Basketbollistët e Skënderbeut me fëmijët e tyre në parket!
- Apr 9, 2024
- 1 min read
Një nga fotot më të veçanta dhe aktuale po sjellim në këto momente nga ekipi i Skënderbeut në basketboll për meshkuj. Janë basketbollistët bardhekuq të cilët përpara ndeshjes së fundit në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” kanë pozuar në këtë foto kaq të rrallë.
Themi të rrallë pasi të gjithë ata që janë baballarë jashtë fushe, kanë marrë fëmijet e tyre në krah dhe kanë shkrepur këtë foto të përbashkët që do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga ata, por edhe nga fëmijët e tyre nesër.
Një nga rastet e rralla që kemi parë në lojën e koshit në Shqipëri dhe një foto shumë domethënëse.
Shpresojmë që këta fëmijë sot të jenë nesër nën hapat e baballarëve të tyre dhe u urojmë: Jetë të gjatë!
















