top of page

E RRALLË / Dy legjenda në një foto. Aleko Toshi kishte 30 vite pa "shkelur” në stadiumin “Skënderbeu”. Lexoni!

  • Feb 16, 2024
  • 1 min read

Fotoja që shikoni më poshtë është shkrepur më 1 tetor të vitit të kaluar, kohë kur Skënderbeu do të fitonte në stadiumin “Skënderbeu” ndeshjen ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.

Aq shumë u shijoi korçarëve ajo fitore, njësoj sikur të kishin fituar krejt kampionatin dhe kjo sepse mundnin Partizanin.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe largimit të tifozëve kemi mësuar se kush ishte “këmbëmbari” dhe se çfarë tha përpara ndeshjes.

Kjo foto ekskluzive që shikoni më poshtë ka një domethënie të madhe, prandaj po e risjellim edhe njëherë.

Janë dy legjenda dhe dy “ikona” të futbollit korçar. Aleko Toshi dhe Gjergji Ballço, të cilët kanë përshëndetur dhe janë lumturuar për këtë fitore.

Më i veçanti është Aleko Toshi, ish-futbollisti që e mbajnë mend të gjithë. Përpara ndeshjes është mësuar se Aleko Toshi ka deklaruar: “Erdha unë në stadium dhe do fitojë Skënderbeu.”

Aleko Toshi kishte plot 30 vite, ose e thënë ndryshe 3 dekada që nuk vinte në stadiumin “Skënderbeu” dhe e shijoi atë ndeshje të 1 tetorit në tribunë dhe shumë i gëzuar e pranoi që ishte “këmbëmbari” i Skënderbeut.

Vërtet dy legjenda, dy “ikona” që sa shumë krenarë na kanë bërë. Aleko Toshi dhe Gjergji Ballço.

Shijoni këtë foto kaq të rrallë.




 
 
bottom of page