top of page

E RRALLË/ Ndodhi në Maliq. Zv/trajneri veshi dorezat e portierit dhe luajti në formacion. Lexoni!

  • Mar 11, 2024
  • 1 min read

Ekipi maliqar duket se portën e ka pasur kundër në këto ndeshjet e fundit, kjo për faktin se Kostandino Dramolli është dënuar katër ndeshje, ndërsa portieri i dytë Miljano Mara u largua drejt SHBA-së. Nuk ngelej gjë tjetër veç të thirrej nga emergjenca zv/trajneri Aladin Ahmetlli.

Të gjithë e dinë që ka qenë për disa vite si golashënuesi me i mirë i kësaj kategorie në disa ekipe, por duket se është një dashuri e vjetër e tij për të veshur dorezat.

Ai fillimisht e ka nisur karrierën si një portier. Edhe me ekipet e moshave të Skënderbeut i tillë ka qenë e më pas ka kaluar si sulmues, por ka bërë edhe qendërmbrojtësin. Në ndeshjen me Labërinë e pamë në portë dhe ka bërë mirë duke i njohur se si janë sulmuesit.

Ahmetlli mbulon edhe detyrën e përgatitësit të portierëve të ekipit, ndërsa tani si një portier i tretë duhet të mbajë edhe peshën derisa Dramolli të mbyllë dënimin.





 
 
bottom of page