top of page

E RRALLË: Nesër koncert recital i Marsona Taçe me shikim të kufizuar. Mos e humbisni!

  • Oct 10, 2023
  • 1 min read

Një nga koncertet më të rralla dhe më të veçanta zhvillohet në teatrin “Andon Z. Çajupi” të qytetit të Korçës.

Nesër, ora 18:00, datë 11 tetor do të ngjitet në skenë Marsona Taçe dhe shumë miq të saj që shohin me sytë e zemrës të bekuar me shumë talent dhe pjesëmarrjen edhe të disa artistëve të tjerë, duke organizuar në këtë mënyrë një koncert të mrekullueshëm.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të personave me aftësi të kufizuar në shikim dhe ditës së shkopit të bardhë.

Në ftesë thuhet që së bashku të kalojmë një kohë të gëzueshme duke shijuar tingujt e muzikës, por edhe duke reflektuar mbi aspiratat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuar në shikim.

Të gjithë nesër ora 18:00 në teatrin “Ando Z. Çajupi”.

Marsona Taçe na pret dhe do të jetë e jashtëzakonshme.

Suksese nesër Marsona!




 
 
bottom of page