E RRALLË / Një nga fotot më të veçanta. Skënderbeu i 27 viteve më parë me president Vasfi Harunin. Lexoni emrat!
- Jan 11, 2024
- 1 min read
Vërtet kjo foto që shikoni më poshtë është ndër më të veçantat, pasi vjen plot 27 vite më parë, pra në vitin 1997.
Një shkrepje në stadiumin “Skënderbeu” dhe është një nga momentet më të bukura për atë kohë, pasi ky është Skënderbeu që edhe në vitet 1998-1999 ka qenë thuajse me këta futbollistë.
Madje në ato vite kjo skuadër zhvilloi edhe një turne në Kosovë.
Nga ata emra që kujtohen nga kjo foto, janë: Cani, Zeneli, Ballço, Xheka, Spahiu, Stavre, Memelli, Kotomelo, Fetollari, Dhori Prifti, Vasfi Haruni, Kadiu, Laçka, Shtrepi, Zyla, Zotka, Çekiçi, Kapaj, Kote.
Vërtet emra që kanë respekt shumë të madh edhe sot e kësaj dite. Ky ekip drejtohej nga trajneri i parë në atëkohë, Gjergji Ballço dhe zv/trajner Arben Beta.
Respekte pafund për këtë brez lojtarësh dhe jo më kot sjellim sot këtë kujtim kaq të largët dekada më parë.
















