top of page

E RRALLË: Shikoni dy korçarët Bledi Shkëmbi dhe Kristi Vangjeli. Si sot 10 vite më parë!

  • Dec 13, 2023
  • 1 min read

E sjellim pikërisht në këto momente një nga fotot më të rralla ku janë pikërisht Bledi Shkëmbi dhe Kristi Vangjeli.

Kjo foto është shkrepur më 13 dhjetor të vitit 2013-të, ndërkohë që pak momente më parë e ka publikuar vetë ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.

Ka qenë ky i fundit që i ka kujtuar Kristi Vangjelit ato vite vërtet të arta.

Një nga foto më të bukura, pasi kujtohen 10 vite më parë të dy lojtarët që i kanë dhënë shumë këtij Skënderbeu.

Bledi Shkëmbi me shiritin në krah fitoi shumë trofe me Skënderbeun dhe sot Shkëmbi edhe pse ka qenë trajner për disa vite nuk ka vendosur ende se kë skuadër do të drejtojë.

Nga ana tjetër Kristi Vangjeli ndodhet në Australinë e largët, atje ku ka filluar karrierën e trajnerit.

Suksese Bledi Shkëmbi!

Suksese Kristi Vangjeli!




 
 
bottom of page