E RRALLË: Tifozëria korçare në fund duartrokiti Kukësin!?
- Sep 24, 2023
- 1 min read
Në ndeshjen e djeshme në fundin e takimit ka ndodhur diçka që rrallë e hasim në stadiumet e tjera shqiptare.
Tifozët bardhekuq janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur skuadrën kundërshtare të Kukësit.
Ndoshta nga mërzitja e madhe që kishin për atë humje të papritur që Skënderbeu pësoi në shtëpi, tifozët kanë përcjellë me duartrokitje skuadrën që në fakt nuk e meritonte fitoren mbrëmë, pasi me plot gojë mund të themi që Skënderbeu me lojën që zhvilloi ia “fali”.
Me kokën ulur tifozët mbrëmë janë larguar pranë familjeve të tyre dhe zhgënjimi duket se do të zgjasë, deri në momentin që ekipi të fillojë kthesën.
As vetë Kukësi nuk e priste që të përcillej me duartrokitje nga Korça. Një fitore për ta e vyer dhe Skënderbeu vërtet u ringjalli shpresat veriorëve, që e kishin fjetur mendjen që me një humbje tjetër dje në Korçë, do ta prisnin “biletën”.
Ishte me plot gojë Skënderbeu që e ringjalli Kukësin dhe vërtet mëkat që ndodhi kështu.
















