E shtunë verdiktesh në Korçë, mësoni çfarë pritet…
- Apr 27, 2024
- 1 min read
Një ditë e rrallë do të jetë sot në Korçë, atje ku sportdashësit korçarë nuk do të dinë ku të shkojnë më parë, kjo për atë sepse në orën 13:00 do të luajnë të rinjtë e Skënderbeut në futboll për vendin e parë kundër Bylisit.
Në orën 14:00 do të luhet në pallatin e sportit gjysmëfinalja e dytë për të rinj në volejboll, ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Në orën 18:00 dihet tashmë Skënderbeu luan shanset e mëdha kundër Erzenit dhe në orën 19:00 do të luhet finalja e tretë në volejboll femra ku mund të jetë sot edhe dita e ngritjes së trofeut për titullin e kampionit.
Sa shumë emocion sot në Korçë, por të mos harrojmë se në Gjirokastër luan në orën 15:00 Pogradeci kundër Luftëtarit, ndeshja që përcakton se kush do të jetë një kategori më lart në sezonin e ardhshëm.
















