top of page

E VEÇANTË/ Marko Ramos vizitë në shkollat e Brazilit në vendlindje!

  • Jun 6, 2024
  • 1 min read

Futbollisti i Skënderbeut, Marko Ramos i cili prej ditësh ndodhet në Brazil pranë familjes së tij ka nisur një tur vizitash në shkollat e vendlindjes së tij.

Këtë e konfirmon më së miri fotoja që sjellim më poshtë, ku ditën e djeshme Marko Ramos ka pozuar në një shkollë të komunës së Japartubës. Ramos ka falenderuar fëmijët që ka takuar dhe ka pozuar me ta.

Mbrojtësi i Skënderbeut në fakt ka qenë shumë aktiv gjatë kësaj periudhe në Brazil, duke u angazhuar edhe në akte bamirësie. Kjo tregon natyrën e tij të ndjeshme dhe humane.

Ramos nga ana tjetër, ashtu si Yuri Merlim ka organizuar një ndeshje bamirësie që do të zhvillohet në mesin e muajit qershor.





 
 
bottom of page