E VEÇANTË/ Potka kryesor, por njihuni me dy gjyqtaret anësore femra që premtojnë shumë
- Mar 24, 2024
- 1 min read
Vite më parë ishte tabu, ndërkohë që sot gjyqtaret femra në futbollin shqiptar po shtohen gjithmonë e më shumë.
Në miqësoren e djeshme Skënderbeu-Pogradeci 2-1, në gjykim ishin një treshe nga Korça me kryesor Jetmir Potka. Por e veçanta janë dy gjyqtaret femra që ishin gjyqtare anësore dhe që ne po i sjellim sot edhe në foton më poshtë.
Jetmir Potka gjyqtari nga Kolegjumi i Korçës kishte në krah dy gjyqtare anësore.
Gjyqtarja e parë anësore ishte Josela Hutka 23-vjeçe dhe në krahun tjetër një gjyqtare e re në moshë, si Dhimitra Hoxhaj vetëm 15-vjeçe.
Vajza me shumë të ardhme në fushën e gjykimit dhe vajza për të cilat duhet të kemi një respekt maksimal, pasi kanë zgjedhur të jenë gjyqtare si pakkush nga shoqet e tyre.
Në Korçë duket se tradita e gjykimit nuk po humbet, madje po shtohet me gjyqtarë, ndërkohë që ka kohë që po aktivizohen edhe vjazat si pjesë e gjykimit.
Në u urojmë suksese gjyqtareve femra.
Suksese veçanërisht Josela Hutkës dhe Dhimitra Hoxhaj!
Jeni vërtet të mrekullueshme dhe i jepni të tjera ngjyra futbollit.

















