top of page

Ecën me hapa të shpejtë puna për konkretizimin e një prej projekteve më madhore të Bashkisë Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 12
  • 2 min read

Po ecën me hapa të shpejtë puna për konkretizimin e një prej projekteve më madhore të Bashkisë Korçë.

Aktualisht kanë përfunduar dy studimet e fizibilitetit nga ana e kompanisë shtetërore të gazit, SOCAR dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive tona në muajin prill, do të nisë puna për zbatimin konkret të projektit.

Në datën 5 mars një delegacion në nivel të lartë menaxherial i kompanisë SOCAR do të jetë në Korçë, ku do të bëjë një prezantim të projektit për grupet e interesit dhe publikun e gjerë.

GAZIFIKIMI është një projekt madhor për Korçën që do t’i japë zgjidhje përfundimtare ngrohjes në stinën e dimrit, si dhe do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për bizneset aktuale dhe ato të reja.

Këto diskutuam në një takim pune me Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri Anar Hüseynov, si dhe përfaqësuesin e kompanisë shtetërore të gazit Socar, të cilët pata kënaqësinë e madhe t’i mirëprisja sot në Bashkinë Korçë.

The work for the realization of one of the most major projects of the Municipality of Korçë is progressing rapidly.

Currently, two feasibility studies have been completed by the state-owned gas company, SOCAR, and following the signing of the agreement between our two governments in April, work will begin on the concrete implementation of the project.

On March 5, a high-level managerial delegation from SOCAR will be in Korçë to present the project to stakeholders and the general public.

GASIFICATION is a major project for Korçë that will provide a definitive solution for heating during the winter season and offer an excellent opportunity for both existing and new businesses.

These topics were discussed in a working meeting with the Ambassador of Azerbaijan to Albania, Anar Hüseynov, as well as a representative of the state-owned gas company SOCAR, whom I had the great pleasure of welcoming today at the Municipality of Korçë.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page