top of page

Edhe në Korçë atmosferë feste për tifozët turq, por Turqia nuk ia doli!

  • Jul 7, 2024
  • 1 min read

Fotot e mëposhtme i kemi shkëputur mbrëmjen e djeshme gjatë momentit që luhej ndeshja e Europianit mes Hollandës dhe Turqisë. Foto që janë shkrepur në qytetin juglindor, atje ku nuk kanë munguar tifozët turq që kanë bërë tifo për kombëtaren e vendit të tyre.

Kujtojmë që edhe në Korçë janë shumë turq që punojnë dhe jetojnë këtu dhe mbrëmja e djeshme ka qenë më shumë se e veçantë, pasi Hollandë-Turqi krijoi një atsmoferë të bukur në lokalet e qytetit.

Në fakt ka qenë Turqia që shënoi e para dhe u duk se do të ishte ajo që do të kalonte më tej, por kjo nuk ka ndodhur. Atmosfera me flamurin turk ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe sigurisht keqardhje pasi Turqia në fund nuk ia doli.




 
 
bottom of page