Efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhurojnë gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi
- Korca Boom
- Oct 1, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/5.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/6.jpg
Korçë
Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariatit të Policisë Korçë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi, për të dhënë shpresë jete për ta.
Policia e Korçës është gjithmonë e gatshme dhe në shërbim të qytetarëve, jo vetëm për përmbushjen e detyrave funksionale, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por dhe nëpërmjet gjesteve humane dhe ndihmës vullnetare për komunitetin.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”


















