top of page

Egli Malësia: Realizuam objektivin e parë edhe pse minimal

  • Mar 20, 2024
  • 1 min read

Ekipi i Devollit këtë sezon duket se ka qenë i qetë për të realizuar objektivat e veta, mes një lufte me ekipe që janë me të vërtetë cilësore, duke ia kanë dalë.

Drejtori Teknik i devollinjve, Egli Malësia ka deklaruar: "Nga mënyra se si e nisëm këtë sezon, them se kemi bërë një punë të mirë në realizimin e objketivit të parë që është mbijetesa në këtë kategori. Po të shikosh janë të gjithë ekipe që kanë qenë në kategorinë e parë dhe kjo ka sjellë edhe një luftë sportive. Ne jemi të qetë dhe po shikojmë mundësinë e rritjes në tabelë. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, ashtu siç edhe kemi lënë pikë, që realisht duhet t'i kishim marrë."

Devollinjtë tashmë presin mbylljen dhe janë në momentin që të bëjnë projeksionet e tyre për sezonin e ardhshëm i cili do të jetë shumë më ndryshe, kjo falë edhe drejtimit të presidencës nga Spartak Meraku që ka filluar të mendojë që tani për ekipin e sezonit tjetër.






 
 
bottom of page