EKIPET gati kartolinat / Po gjyqtarët a janë gati?!
- Dec 21, 2023
- 1 min read
Frika se mos ekipeve u ngel kartolina në dorë është prezente dhe këtë frikë ua sjellin gjyqtarët, më atë që po shohim në fushë.
Në këtë javë të fundit, po të ndjekësh me vëmendje sheh se çdo ekip ka një urim për sportdashësit e vet dhe kjo e thënë ndryshe, kthehet në tre pikët që kërkojnë. Deri këtu shumë mirë.
Po gjyqtarët a kanë ndonjë urim?! Besoj se një pjesë kanë moral dhe të dalin të urojnë, një pjesë tjetër jo. Sepse do të tregoheshin hipokritë po të dilnin para sportdashësve. Kjo sepse më gjykimet e tyre në dëm të disa ekipeve janë kthyer në shkatërrues të atij pak futbolli që ne kemi.
Kështu kanë kohë që të paktën të reflektojnë në këtë javë të fundit që t'u bashkohen edhe ata urimeve.
Të gjithë janë me shpresë se do të kemi në këtë javë sa më pak gabime njerëzore, por jo gabime me dashje dhe me tendenca.
















