EKIPET SPORTIVE NË SHKOLLA/ “Sotir Gura” fitues i Qarkut të Korçës në basketboll për femra
- Mar 28, 2024
- 1 min read
Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gura” është shpallur sot fitues i projektit “Ekipet Sportive në Shkolla” në rang Qarku.
Finalja është zhvilluar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” me pjesëmarrjen e shumë sportdashësve nga shkollat e qytetit.
Dy mësuesit e kësaj shkolle Emil Papa dhe Reinaldo Kacori sot kanë kurorëzuar trofeun e fituesit.
Urime vajzave për këtë trofe!
















