Ekipi i futbollit të Universitetit “Fan S. Noli” po përgatitet…
- Jul 4, 2024
- 1 min read
Një ndeshje miqësore në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” tërhoqi vëmendjen ditën e djeshme. Duket se miqësoret filluan por ky takim ishte i veçantë.
Kështu ekipi i të rinjve të Skënderbeut u ndesh me ekipin e futbollit të Universitetit “Fan S. Noli”. Nga ajo që mundëm të mësonim, kjo ndeshje ishte në shërbim të këtij ekipi, pasi po përgatitet për aktivitetin studentor që do të zhvillohet pas disa ditësh në Rumani.
Këto përgatitje do të jenë të vazhdeshme gjatë gjithë ditëve dhe ekipi studentor pretendon për një paraqitje sa më dinjitoze.
















