EKSKLUZIVE / Ardit Nikaj: Ja si ndihem me Rashicën në sulm!
- Oct 10, 2023
- 1 min read
Ardit Nikaj dhe Ermir Rashica janë dyshja e konsoliduar e korçarëve. Nikaj ka një njohje të vjetër tek Skënderbeu pasi ka dy vjet më këtë ekip dhe së fundmi me të është edhe Rashica. Nikaj komenton këtë njohje të re me Rashicën teksa thekson: ”Ndihem shumë mirë, kemi filluar të përshtatemi me lojën e njëri-tjetërit. Kemi pasur vështirësi në fillim, por tani jemi më ndryshe dhe nga java në javë do të kuptohemi shumë më mirë.”
Është një dyshe që ka prodhuar vetëm dy gola, por edhe golat janë të paktë tek Skënderbeu. Gjithsesi si dy talente në futboll do të rriten në lojën e tyre.
















